Në seancën e sotme gjyqësore që po zhvillohet për çështjen “Babale” janë publikuar dhe përgjime të tjera të të pandehurit Fredi Alizoti.
Avokati i gazetarit që realizoi përgjimet, Jetmir Olldashi, paraqiti në gjyq përgjimet e Alizotit, ku u pa se kishte kontaktuar 10 herë numrin e kreut të grupit parlamentar Taulant Balla.
Në këtë moment, Alizoti është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar që të publikohen dhe bisedat e tij me shoqëruesin dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Sali Lushaj.
‘’Gjyqtar, thuaji të hapë të gjitha telefonatat sepse ka edhe biseda me shoqëruesin e Sali Berishës”, është shprehur Alizoti.
Alizoti akuzohet për dëshmi të rreme duke pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge në Itali.