Google search engine
Home Rajoni Kosova Vuçiç vë në gatishmëri Ushtrinë dhe Policinë Speciale dhe lëshon paralajmërimin, vjen...

Vuçiç vë në gatishmëri Ushtrinë dhe Policinë Speciale dhe lëshon paralajmërimin, vjen menjëherë përgjigjja e KFOR

0
425

KFOR i ka kthyer përgjigje në mënyrë indirekte presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, lidhur me paralajmërimin, se nëse BE nuk do të ndërhyjë për largimin e njësive speciale ROSU nga Veriu i Kosovës, Serbia do të reagojë vetë.

Në një prononcim median serbe Tanjug zëdhënësi i KFOR Vincenzo Graso, ka thënë se ‘KFOR-i vetëm do ta vëzhgojë situatën”, ndërsa shton se ky është një aksion normal i Policisë së Kosovës.

“Operacioni i Policisë së Kosovës po ndodh me urdhër të Prokurorit të Kosovës dhe nuk po ndodh vetëm në veri si dhe nuk është i drejtuar vetëm kundër serbëve, por ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion”, shprehet Graso, ndërsa shton se po e përcjell situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here