Google search engine
Home Bota Rajoni Rritet alarmi në Maqedoninë e Veriut/ 4 viktima nga ethet e Nilit...

Rritet alarmi në Maqedoninë e Veriut/ 4 viktima nga ethet e Nilit Perëndimor, 36 raste të konfirmuara

0
22

Shënohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, Fadil Cana.

Sipas tij, viktima është një 76-vjeçar, i cili kishte qëndruar 27 ditë nën trajtim në klinikë. Ai ishte dërguar në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me formën neuroinvazive të sëmundjes, ndërsa ishte konfirmuar edhe me virusin e Nilit Perëndimor. Pacienti vuante gjithashtu nga sëmundje shoqëruese.

Ky është rasti i katërt me përfundim fatal nga ethet e Nilit Perëndimor në vend.

Ndërkohë, 15 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga Klinika për Sëmundje Infektive. Deri më tani, virusi është konfirmuar te 36 pacientë, ndërsa gjatë ditëve në vijim priten rezultate të tjera.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari çdo shpend të egër të ngordhur, veçanërisht korbat, pasi ato mund të ndihmojnë në monitorimin e përhapjes së virusit.

Ethet e Nilit Perëndimor transmetohen përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Rreziku për forma të rënda të sëmundjes është më i lartë te të moshuarit, personat me imunitet të dobësuar dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here