Google search engine
Home Ekonomi Kadastra emeton 100 vendimet e para të legalizimit për objektet përgjatë gjurmës...

Kadastra emeton 100 vendimet e para të legalizimit për objektet përgjatë gjurmës së hekurudhës Tiranë-Durrës

0
28

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emetuar 100 vendimet e para të legalizimit për objektet informale të identifikuara përgjatë gjurmës së hekurudhës. Sipas Kadastrës Shqiptare, lista e përfituesve të vendimeve për legalizimin e ndërtimeve informale është publikuar në faqen zyrtare të institucionit. Procesi i legalizimit vijon për të gjitha objektet e identifikuara në bashkëpunim me Hekurudhën Shqiptare, në zonat e Njësisë 9, Njësisë 11, Mëzez, Katundit të Ri dhe Kasharit.

Kadastra bën të ditur se verifikimi në terren dhe trajtimi i çdo objekti do të vijojë në përputhje me përcaktimet ligjore, me synim përfundimin e procedurave të legalizimit për objektet që plotësojnë kushtet e parashikuara nga ligji. Nisma synon të vijojë sistemimin dhe formalizimin e ndërtimeve informale të identifikuara përgjatë gjurmës së hekurudhës, përmes trajtimit të rasteve sipas kritereve dhe procedurave ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here