Plagosi autorin që tentoi ta rrëmbente dhe u largua nga vendngjarja, nënkomisari Ndoji bën lëvizjen e rëndësishme

0
344

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sauk. Një plagosje me armë zjarri, e raportuar nga policia, si konflikt i çastit, zbulon rrënjët e një ngjarje me sfond kriminal.

Tre persona, të dyshuar si nga Kukësi, kanë tentuar të rrëmbejnë një nënkomisar të Policisë së Shtetit. Ndue Ndoji, ka qenë shënjestra e rrëmbimit.

Mësohet se pas ngjarjes së rëndë nënkomisari Ndoji është vetdorëzuar në polici.

Nënkomisari nga Lezha, ka qenë duke ndjekur studimet për gradë, në Akademinë e Sigurisë.

Në momentin kur ai po konsumonte një kafe në një ambient përballë Akademisë së Sigurisë, tre personat i janë afruar dhe e kanë tërhequr me forcë drejt një parkingu, ku donin që t’a fusnin brenda një makine.

Në momentin kur donin ta fusnin në makinë, Ndoji ka arritur të marrë armën e zjarrit nga njëri nga autorët e rrëmbimit, dhe ka plagosur 27-vjeçarin, Ervis Murati.

I plagosur me një plumb në bark, Murati ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Ndoji, ka mundur të neutralizojë autorët pas plagosjes së njërit prej autorëve

 Më pas ai u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe pas kësaj u shpall në kërkim nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here