E bujshme/ Arrestohet këngëtarja e njohur shqiptare, zbulohen akuzat që rëndojnë mbi të

0
383

Reperja e njohur Loredana Zefi është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur orët e para të mëngjesit të sotëm nga portali ’20 minuten’, i cili ka zbuluar mes tjerash edhe arsyen për të cilën akuzohet këngëtarja.

Bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave në vlerë prej afro një milion frangave.

Loredana është e dyshuar për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera.

Sipas ’20 minuten’ çifti i ka dhënë para cash vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është futur në lojë Loredana.

Akuza ndaj vëllait është pushuar sepse paratë janë dhënë në dorë. Ndërkohë, tani thuhet se ka fakte të transaksioneve bankare të cilat kanë dërguar deri në arrestimin e mbrëmshëm.

“Loredana dhe vëllai i saj kanë marrë gjithçka nga ne. Paratë tona. Thjesht çdo gjë që ne si njerëz të zakonshëm kemi punuar shumë për to” – thotë Petra Z.

“Për shkak të saj kam dashur ta vrasë veten.” – shtoi zvicerania në prononcimin për 20 minuten.

Mozzik dhe Loredana janë ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it. Ata tërheqin shpesh vëmendjen për shkak të jetës së tyre luksoze që bëjnë.

Kujtojmë se pak muaj më parë ata u bënë prindër për herë të parë. Reperja solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here