“Për’puthen” pritet të rikthehet në ekran me një sërë ndryshimesh, pas disa sezonesh në transmetim. Një prej lëvizjeve kryesore lidhet me moderimin e programit.
Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, Megi Pojani nuk do të jetë më moderatorja e “Për’puthen”, duke i dhënë fund kështu eksperiencës së saj trevjeçare në drejtimin e formatit.
Ndryshimet nuk pritet të ndalen vetëm te prezantimi. Edhe struktura e programit dhe autorësia e tij mund të pësojnë ndryshime, pasi gjatë sezonit të fundit ky rol u mbajt nga Megi Pojani dhe Neda Balluku.
Ndërkohë, emri i personit që do të marrë drejtimin e “Për’puthen” ende nuk është bërë i ditur. Në prapaskenë, megjithatë, kanë nisur aludimet për dy ish-banore të “Big Brother VIP”, të cilat mund të jenë në garë për moderimin e sezonit të ardhshëm.
“Për’puthen” u shndërrua në një prej formateve më të komentuar televizivë gjatë periudhës së pandemisë, duke tërhequr vëmendje të madhe me historitë e konkurrentëve dhe duke dominuar diskutimet në rrjetet sociale.
Edhe pse vitet e fundit audienca e programit ka pësuar luhatje, “Për’puthen” vijon të jetë pjesë e programacionit të Top Channel.
Tashmë mbetet për t’u parë se kush do të jetë moderatorja e re dhe nëse ndryshimet e paralajmëruara do të rikthejnë vëmendjen e publikut te formati.










































