Google search engine
Home Rajoni Kosova Kapen arsenal armësh dhe municion në Veri të Kosovës, Policia jep detaje

Kapen arsenal armësh dhe municion në Veri të Kosovës, Policia jep detaje

0
22

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera gjatë operacioneve të zhvilluara në disa lokacione në Mitrovicë të Veriut.

Armatimi i konfiskuar është ekspozuar në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, para konferencës së jashtëzakonshme për media, ku po bëhen të ditura detaje për operacionin nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Në njoftimin paraprak Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here