Grabitja spektakolare në Rinas, Sandër Lleshaj nxjerr detajet: Si autorët iu fshehën policisë

0
387

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë detaje lidhur me dinamikën e grabitjes së ndodhur në Rinas më 9 Prill. Gjatë interpelancës në parlament, Lleshaj zbuloi se policia humbi gjurmët e grabitësve pasi ata u fshehën në një tunel pas ngjarjes. Por shtoi, se policia ka prova që mund të çojnë në arrestimin e autorëve.

Ministri theksoi se ka pasur shkëmbim të fortë zjarri mes policisë dhe grabitëse, nga i cili një prej grabitësve humbi jetën.

“Kanë djegur një makinë identike me atë që është përdorur për grabitjen. Kanë përfunduar brenda një tuneli prej nga i kanë humbur vëmendjes së policisë. Policia ka siguruar prova që japin shpresë mbi zbardhjen përfundimtare të ngjarjes. Besohet fort se është një ngjarje që vjen nga një seri veprimesh të të njëjtëve autorë. Autorët janë të një rrezikshmëria të lartë, kanë shpërthyer një burg të sigurisë së lartë në një vend fqinjë, kanë vrarë punonjës policie”, tha Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here