“A jeni ju i gatshëm të jepni dorëheqjen?”, deputeti i ri vë me ‘shpatulla pas murit’ Sandër Lleshajn

0
378

Deputeti Ralf Gjoni në interpelancën që ka thërritur në Kuvend i ka kërkuar shpjegime Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Rinas rreth një javë më parë, ku u grabitën rreth 10 milionë euro.

Gjoni thotë që është vendosur në pikëpyetje siguria kombëtare dhe është rrezikuar një vend i NATO-s dhe kërkon që Lleshaj të japë shpjegime përpara Parlamentit.

Ai i rreshton një sërë pyetjesh ku vë në pikëpyetje punën e Lleshajt në Ministri dhe kërkon e pyet nëse ai është i gatshëm të japë dorëheqjen ministri nëse nuk gjenden fajtorët e grabitjes.

“Kemi të bëjmë me cënimin e sigurisë brenda territorit të NATO-a. Shteti dhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për sigurinë e shqiptarëve. Këtë përgjegjësi kryesore e ka Këshilli i Ministrave dhe në rastin konkret Ministria e Brendshme.

Grabitja në Rinas tregon që siguria e shqiptarëve dhe të huajve është në rrezik të madh.

Kush mban përgjegjësi për këtë gjë?

Kërkojmë të japësh shpjegim se pse Qeveria ka dështuar në sigurimin kombëtar të territorit dhe të njerëzve dhe nuk mundet ta kalosh përgjegjësinë koncensionarit?

Pse njerëzit e armatosur u futën në aeroport dhe kaluan sigurinë?

Çfarë është bërë për identifikimin e autoriteteve kompetente që duhet të menaxhonin situatën?

A ekziston një plas masash kundër terrorit?

Pse pas grabitjes se parë në 2016 ska pasur asnjë masë shtesë?

A ka komunikimin ndërinstitucional për këtë ngjarje?                   

A jeni i gatshëm të jepni dorëheqjen nëse nuk zbardhet ngjarja?“, ishin disa nga pyetjet që ngriti Gjoni në këtë interpelancë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here