Google search engine
Home Politike 1 vit burg dhe 60 muaj larg funksioneve publike, SPAK jep pretencën...

1 vit burg dhe 60 muaj larg funksioneve publike, SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist

0
13

SPAK ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, SPAK ka kërkuar që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe të dënohet me 1 vit burg.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar që kryebashkiakut t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Shkreli akuzohet se gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka premtuar dhe ofruar të mira materiale për banorët e fshatit Stajkë, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Sipas hetimeve të SPAK, ai dyshohet se ka shfrytëzuar nevojat e banorëve për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, duke përdorur investimin e realizuar gjatë fushatës zgjedhore për të siguruar mbështetje elektorale.

Vendimi përfundimtar për çështjen pritet të merret nga Gjykata e Posaçme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here