“Do ishte bërë hataja”, nuk ndalet Artan Hoxha: Shpresonim të mos ishin të vërteta. Ju tregoj ku gaboi Basha dhe Kryemadhi

0
427

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestën e opozitës që u organizuar ditën e sotme.

Hoxha tha se kishte disa elementë të ngjashëm që e bënin këtë protestë të ngjashme me 21 janarin. Sipas tij, nëse do të kishin shkuar gjërat si në 21 janar do të ishte bërë hataja.

Artan Hoxha tha në Report Tv:

“Shpresonim se paralajmërimet e bëra publike të mos ishin të vërteta. Në 6 vitet e fundit, ku PD ka qenë në pozitë kjo ishte protesta me pjesëmarrjen më të madhe. Ishin disa elementë që e bënin të ngjashme këtë protestë me 21 janarin. As sot nuk kishte podium dhe as organizim si herët e tjera. PD në protestat e mëparshme ka përdorur një kordon sigurie të vetin, ndërsa sot ky kordon mungoi. Në mesazhet para protestës u la të kuptohej që ajo do ishte e dhunshme. Përfaqësuesit e opozitës ftuan njerëz për një muaj rresht duke shfrytëzuar një moment pakënaqësie në radhët e popullit. Po nëse ti e ke ftuar popullin në protestë nuk mund të rrish mbrapa dhe të bësh sikur nuk di gjë. Pas orës 14:00 numri i protestuesve u ul ndjeshëm, kjo për shkak se ata nuk u orientuan se çfarë duhet të bënin në protestë. U shkel rregullorja dhe u tentua të hyet në ambientet e brendshme të Kryeminstrisë. Nëse do kishin shkuar gjërat si në 21 Janar, sot do ishte bërë hataja. Pjesa më e madhe e protestuesve nuk e pranuan këtë që ndodhi, këtë sulm të pandërprerë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here