Vjen reagimi i parë nga qeveria pas mbylljes së protestës: Berisha të vret dhe nxit dhunë (Video)

0
406

Pas përfundimit të protestës së sotme e cila zgjati për gati 5 orë, ka ardhur dhe reagimi i parë qeveria.Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sërish ka sulmuar Sali Berishën dhe u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm, siç i ka cilësuar, që të ndahen nga kjo e keqe.“28 vite Sali Berisha po ai! Kur është në pushtet vret protestuesit, kur është në opozitë sulmon institucionet dhe nxit dhunën. Vëllezër demokratë të ndershëm është koha të ndaheni nga kjo e keqe e madhe. Lulezim Basha është marionetë, është i pa-aftë, zbaton verbërisht urdhërat e Sali Berishës”, ka shkruar Balla.Më herët gjatë  ditës e sotme, Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, ku thekson se Sali Berisha gjatë protestës është i rrethuar nga disa persona të skeduar nga policia.Për Ballën, personat që shoqërojnë Berishën janë trafikant drogë. Në statusin e tij në rrjetin social, Balla I bën thirrje PD që të ndalë dhunën. Statusi i plotë Sali Berisha paske përfunduar të të shoqërojnë persona të skeduar nga policitë e vendeve partnere për trafikante droge. Mjaft dhe urdhëra për dhunë! Nuk ndalet Drejtësia e Re as nga ti, as nga Luli, as nga Mona e as nga punonjësit e Xhelal Mziut!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here