Senati i Arteve del në mbështetje të studentëve, ndërmerr një sërë vendimesh në mbledhje

0
351

Senati Akademik i Universitetit të Arteve ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje.

Senati është shprehur i gatshëm të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët si dhe të përfshihet në të gjitha mekanizmat financiarë për të garantuar transparencë maksimale.

1-Të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët

2-Të mbështesë si të nevojshme përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t’i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.

3-Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiare, për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve.

4-Senati Akademik i UART mer përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

5-Senati Akadamik i UART mer përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UART.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here