Meta ktheu në Kuvend buxhetin, reagon për herë të parë PD-ja

0
420

Presidenti Ilir Meta riktheu sot në Kuvend ligjin për buxhetin 2019. Meta argumentoi se buxheti duhet të rishikohet duke iu referuar edhe kërkesave të studentëve.

Ndërkaq, lidhur me këtë vjen edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti i PD, Tritan Shehu e sheh si pozitiv këtë vendim të Metës.

“Kthimi në Kuvend nga Presidenti i këtij buxheti te varfërisë, abuzivizmit e stanjacionit, një akt racional, që duhet shfrytëzuar pozitivisht”, shprehet ndër të tjera Shehu.

Reagimi i plotë:

Kthimi ne Kuvend nga Presidenti i ketij buxheti te varferise, abuzivizmit e stanjacionit, nje akt racional, qe duhet shfrytezuar pozitivisht.

Ne kete buxhet aresimi eshte ne nivelet e varferise ekstreme e kerkohet te mbushen “vrimat” e tij me pagesat direkte nga studentet; diskriminuese e antikushtetuese kjo.

Me 2013 Rilindja erdhi ne pushtet me genjeshtren “shendetesi falas”, sot mbasi shkaterroi shendetesine, arriti ta beje jo vetem ate por edhe aresimin te dominuar nga pagesat direkte.

Buxheti i aresimit ne shifrat 2,8% te GDP nuk takohet kerkund ne Europe.

Buxheti nga shteti i shendetesise eshte reth 2,2% e GDP, nivel Afrikano Qendror ky.

Shpenzimet e tjera per shendetesine jane nga qytetaret, me 0,6% prej kontributeve direkte e me mbi 50 % te shpenzimeve nga pagesat direkte, thellesisht anti sociale.

Megjithese te ardhurat ne buxhet keto vite jane shtuar nga rritja e taksave, investimet fizikisht jane disa here me pak e sektoret sociale ne skamje te plote, duke u krijuar keshtu nje “grope” gjigande e zeze dhe e frikeshme.

Pikerisht per kete “grope” e bllokimin e zhvillimit te vendit, duhet te bjere ky buxhet per t’i hapur rruge ndryshimeve; kete po e kerkojne studentet e te gjithe qytetaret sot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here