Protesta e studentëve për tarifat e larta, jepet dorëheqja e parë

0
381

Edhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë ngritur sot në protestë kundër tarifave të shkollimit. Ndërkohë nga këshilli studentor i Universitetit kanë nisur dorëheqjet. Melisa Braci, studente e Juridikut ka dorëzuar dorëheqjen e saj si anëtare e Këshillit studentor.

Në letrën e saj të dorëheqjes ajo shkruan se “shkelja e integritetit tim profesional, pabarazia në mjete paszgjedhore, debatet aspak konstruktive me anëtarët e tjerë dhe dëshira për të mos e kthyer këtë institucion në një kalë Troje të aspiratave personale, përbëjnë sot motivet e kërkesës sime”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here