Pedagogu i Tiranës përballet me situatën e pazakontë: Është pamja më emocionuese, ja çfarë u thashë studentëve (FOTO)

0
505

Profesori i Historisë Romeo Hanxhari sot ka përjetuar emocione të mëdha kur ka shkuar në auditor, por e ka gjetur sallën e boshatisur.

Studentët nuk janë aty. Ata kanë dalë të protestojnë për tarifat e larta ndërsa profesor Hanxhari nuk e fsheh dot emocionin që i jep një gjë e tillë.

“Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. Pikërisht sot natën kam shkruar një artikull, lidhur me talljen e b..ës që bën njeriu superior i këtij vendi me çdo kategori qytetarësh.

I falenderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshëm qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit që prej 27 vjetësh kur kam filluar pedagog. U thashe atyre qe “une s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju përsëris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurinë jap edhe jetën, por për lirinë jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zëvendësoni çdo fjale tjetër në këtë shprehje, u thashë, por mos e zëvendësoni kurrë fjalën LIRI!”, shkruan Hanxhari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here