Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur (Markatë), në Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal.
Trupa inspektuese e AKU-së bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalpë), 8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri.
Ndaj subjekteve me aktivitet specifik Tregtim bulmeti: “Demir Halili“, “Bukurosh Asllani”, “Perparim Shahollari”, “Bukurosh Peza” dhe “Albana Peza” u morën masa administrative gjithsej 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/