Ajo është ndër moderatoret më spontane, por dhe më të pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë. Bëhet fjalë për Roza Latin.
E ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Dajana e ka pyetur se cila është çmenduria më e madhe që ka bërë.Roza u ngrit në këmbë, dhe tregoi tatuazhin që ka bërë në këmbë, duke e konsideruar si cmendurinë e fundit.
“E nisim që dje, fillova të mbush këtë tatuazhin… është ky kali që është në vrap, sot i futën disa lista. Është dhe një seancë tjetër”, u shpreh Roza duke treguar se tatuazhin e ka bërë si kujtim nga udhëtimi në Tajlandë ku u rrëzua nga kali.