Trishtohet kur s’ka të drejtë, 7 gjëra që nuk i dinim për Lori Hoxhën

0
485

1. Si të gjitha motrat e tjera në këtë planet, Lori ia vjedh gjithnjë rrobat Redias, motrës më të vogël të familjes. Redia ka koleksionin më të mirë të bluzave me mëngë të shkurtra, kështu që…

2. Nuk është person emocional, por as i ftohtë. Si Peshore që është, arrin t’i kontrollojë siç duhet emocionet.

3. Lori e ka thënë edhe më parë se është një fanse e zjarrtë e serialit “Friends”, madje është i preferuari i saj. Chandler Bing dhe Rachel Green janë personazhet e preferuar, të cilët luhen nga Matthew Perry dhe Jennifer Aniston.

4. Ajo nuk i ka me shumë qejf festat, përkundrazi preferon më mirë të qëndrojë në shtëpi.

5. Trishtohet kur s’ka të drejtë; nuk e duron dot që ta ketë gabim.

6. Jo më kot vendosi të shpërngulej në Londër për studime, pasi midis Europës dhe Amerikës do të zgjidhte 100% Europën.

7. Në fund, për fat të mirë, Lori nuk vonohet kurrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here