Ditën e nesërme Kuvendi do ketë një seancë të jashtëzakonshme.
Në njoftimin e shpërndarë nga faqja zyrtare e Kuvendit bëhet me dije se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00.
Sakaq në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS ditën e sotme u vendos që Sandër Lleshi do të emërohet zv.ministër i Brendshëm me kompetencat e ministrit të Brendshëm.
Njoftimi
Bazuar në nenin 98 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”, ditën e martë, më datë 6.11.2018, në orën 10.00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për shqyrtimin e dekretit nr. 10922, datë 27.10.2018 “Për shkarkim të ministrit të Brendshëm.