Prej vitesh tashmë trashëgimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha dhe biznesmeni Vis Bajraktari janë në një lidhje dashurie. Mirëpo, dyshja janë gjithnjë të rezervuar për publikun, pasi nuk publikojnë foto bashkë.
Ndërkohë, si rrallë herë pak orë më parë ka qenë Visi ai që ka publikuar një foto me të dashurën e tij Lori. Në foto duket Visi teksa e mban në prehër Lorin dhe shkëmbejnë puthje të zjarrta.
Kjo pamje sigurisht që ka marrë komente të shumta nga fansat. Çifti shfaqet në avion charter dhe me siguri janë duke kaluar disa ditë pushime së bashku jashtë vendit.