Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për veprën penale të vjedhjes së banesave. Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë nga Shqipëria, konkretisht dy të rinj të lindur në 1999 dhe një grua 30-vjeçare.
Shqiptarët kishin vjedhur një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë. Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në Pistoia dhe gruaja është lënë në arrest shtëpiak.