Haradinaj: Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur

0
487
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve ka vdekur, dhe për këtë ai ka shprehur edhe ngushëllimet e tij, me ç’rast ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend.
Këto komente ai i bëri pas ceremonisë së dekorimit me Hartën e Artë të Kosovës për shkrimtaren Helena Kadare, të cilës i shprehu falënderime për kontributin e dhënë për letërsinë dhe njohjen e shqiptarëve në botë.
Sipas tij kjo rezolutë i obligon të gjithë, përfshirë edhe presidentin.
“Rezoluta është një qëllim tani që na obligon të gjithëve, besoj edhe presidentin e vendit , pra nëse kjo rezolutë do të aprovohej në parlament shihet qartë në bazë të rezolutës se kujt i besohen të drejtat dhe për çka. Neni i parë që është marrë nga Kushtetuta e vendit por si pikë është shtuar edhe pasuesi i kufijve të panegociueshëm nga askush, dhe po ashtu neni gjashtë që të drejtat e këtilla ia njeh vetëm parlamentit. Pra, mendojmë që është një gjendje reale në kontekst. Mirë do të ishte që në parlament të kishte votë  pro për këtë rezolutë, nuk është e Qeverisë  është produkt i një debati mjaft të ndjeshëm”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit ka kërkuar që mos të nxiten veprime, të cilat mund t’i dëmtojnë tema të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Duke i dërguar ‘selame’ kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që të merret me qeverisjen lokale, Haradinaj tha se mos të mundohen të hyjnë në politikën e madhe.
“Mos të nxisin veprime është paralajmëruar gjoja një protestë për urën, mos të nxisin veprime tani kur disa tema kaq serioze janë duke ndodhur. Ne kemi aprovuar ligjet për ushtrinë në Qeveri dhe do i kemi edhe në parlament, ju e shihni se kemi Interpolin më 20 nëntor, kemi liberalizimin e vizave në proces, i kisha lutur të gjithë edhe zotërinë Bahtirin edhe gjithë të tjerët që donë me ndihmua vendin le t’i kryejnë ato detyrat e qeverisjes që i kanë, le t’i ndihmojnë qytetarët, por mos të mundohen të gjithë me hy në këtë garën e politikës së madhe, e me ndërhyre e me dëmtuar disa tema kaq me peshë“, ka deklaruar kreu i Ekzekutivit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here