Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas publikimit të lajmit se pas 10 vitesh, do të rikthehet në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Në një postim të bërë në Instagram, Pupa ka sqaruar se momentalisht ai ndodhet në Amerikë dhe se nuk planifikon të merret me asnjë projekt artistik për momentin.
Pas lajmit të publikuar fillimisht nga “Who”, Pupa mohon të ketë një rikthim në këtë spektakël, duke u shprehur se do ta shohim vetëm në projektet e tij personale.
“Po me urojne sh miq ne lidhje me nje lajm qe po qarkullon ne internet se do te rikthehem ne Portokalli. Faleminderit per dashamiresine por une ndodhem ne U.S.A dhe nuk planifikoj te merrem me asnje projekt artistik per momentin.I uroj cdo shoë-u suksese dhe ju bej me dije se ne te ardhmen, do me shihni vetem ne projektet e mia PERSONALE! ”Po me urojne sh miq ne lidhje me nje lajm qe po qarkullon ne internet se do te rikthehem ne Portokalli. Faleminderit per dashamiresine por une ndodhem ne U.S.A dhe nuk planifikoj te merrem me asnje projekt artistik per momentin.I uroj cdo show-u suksese dhe ju bej me dije se ne te ardhmen, do me shihni vetem ne projektet e mia PERSONALE”, ka shkruar aktori.