Google search engine
Home Lifestyle Bora Zemani largohet nga Top Channel? Raportohet se i ka dhënë fund...

Bora Zemani largohet nga Top Channel? Raportohet se i ka dhënë fund bashkëpunimit me televizionin

0
22

Bora Zemani nuk pritet të jetë pjesë e ekranit të Top Channel në sezonin e ri televiziv.

Sipas burimeve të “Prive”, kapitulli mes moderatores dhe Top Channel është mbyllur pas disa vitesh bashkëpunimi.

Bora ka qenë një prej figurave kryesore të televizionit, duke drejtuar disa prej formateve më të njohura të Top Channel. Në vitin 2020, ajo mori drejtimin e “Për’puthen”, program që u kthye në një fenomen të madh televiziv dhe digjital.

Më pas, moderatorja drejtoi “Dancing With The Stars” dhe “Piramida”, ndërsa në vitin 2025 iu bashkua edhe programit humanitar “Për Shqiptarët”, së bashku me Elvis Naçin.

Largimi i Borës do të shënonte fundin e një prej bashkëpunimeve më të rëndësishme të saj televizive.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë ekrani apo projekti i radhës për moderatoren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here