Google search engine
Home Kulture “Bukuroshja e Fjetur” drejt fundit të xhirimeve, filmi i ri me regji...

“Bukuroshja e Fjetur” drejt fundit të xhirimeve, filmi i ri me regji nga Bujar Alimani

0
9

“Bukuroshja e Fjetur”, filmi më i ri artistik me metrazh të gjatë, po i afrohet përfundimit të xhirimeve. Filmi vjen me regji nga Bujar Alimani dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. QKK shprehet se xhirimet po shkojnë drejt fundit, ndërsa rrugëtimi i filmit sapo ka nisur. “Xhirimet po mbyllen, por rrugëtimi i “Bukuroshes së Fjetur” sapo ka nisur.

Një kast i mrekullueshëm aktorësh dhe një ekip i përkushtuar krijuan një univers vizual dhe emocional që mezi presim t’jua sjellim në ekranet e mëdha”, thuhet nga QKK ndër të tjera për këtë projekt filmik me skenar dhe regji nga Bujar Alimani. Filmi “Bukuroshja e Fjetur” është në vijim të aktivitetit të Alimanit si regjisor, ku pas xhirimeve pritet të nisë rrugëtimi i tij drejt publikut, me synimin për t’u prezantuar në ekranin e madh.

Në aktivitetin e tij me kinematografinë Bujar Alimani ka realizuar disa filma me metrazh të gjatë, me metrazh të mesëm si “Vëthi i munguar”, disa filma me metrazh të shkurtër ku përmendim “Katoi”, “Gaz”, “Busulla” dhe “Një histori dashurie” apo dhe dokumentarin “Zois”. Filmi “Delegacioni” me regji prej tij ka qenë dhe propozimi i Shqipërisë në ceremoninë e 92-të të çmimeve “Oscar” në vitin 2020, ndërsa filmi “Virgjëresha shqiptare” pati premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës në Poloni në tetor 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here