Një lajm i bukur vjen nga futbolli italian, nga një skuadër në kategoritë e ulëta të tij. Njëmbëdhjetë vjet pasi u tërhoq nga futbolli pas një periudhe të shkurtër me Fluminensen në Brazil legjenda e futbollit Ronaldinjo pritet të rikthehet në futbollin profesionist këtë të diel, në moshën 46-vjeçare!
Ai i është bashkuar klubit italian të kategorisë së tretë, Ravena, si lojtar dhe aksionar, me synimin për të shënuar golin e tij të 300-të në karrierën profesioniste. Ai u prezantua si lojtar i Ravenës në muajin qershor, por u deshën edhe pesë muaj të tjerë që ai të ishte në prag të debutimit të tij. Siç është bërë e ditur, qëllimi është shënimi i golit të 300-të në karrierë, duke qenë se legjenda braziliane u tërhoq në vitin 2015 me 299 gola të shënuar. Ravena luan kundër Forlit të dielën në shtëpi, në stadiumin “Bruno Benelli” në orën 16:30.









































