Google search engine
Home Politike Asambleja e socialistëve/ Rama nis ndryshimet në PS, dyfishon drejtuesit në qarqe,...

Asambleja e socialistëve/ Rama nis ndryshimet në PS, dyfishon drejtuesit në qarqe, ja cilët caktohen në Tiranë

0
3

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.

Burime për gazetarin Muhamed Veliu, bëjnë me dije se për drejtimin politik të Tiranës janë caktuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo, të cilët do të bashkëdrejtojnë qarkun.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe. Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark.

Ky ishte një prej skenarëve të paralajmëruar më herët nga Top Channel, në kuadër të riorganizimit të strukturave socialiste përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

Ndryshimet po bëhen të ditura teksa Rama vijon komunikimin me anëtarët e Asamblesë, ndërsa pritet të mësohen edhe emrat e tjerë që do të marrin drejtimin politik në qarqet e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here