Google search engine
Home Sport Ertnest Muçi: Shpresoj që Salahu të më propozojë për te Liverpuli

Ertnest Muçi: Shpresoj që Salahu të më propozojë për te Liverpuli

0
19

Shqipëria fitoi me Finlandën me shifrat 2-0, në një takim të dominuar nga fillimi në fund dhe ku kuqezinjtë në përgjithësi bënë një paraqitje të mirë. Padyshim që heroi i mbrëmjes ishte Ernest Muçi, me atë gol të rrallë, një gol spektakolar shënuar me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, në një pozicion diagonal me portën. Edhe performanca e tij gjatë lojës ishte shumë e mirë.

Ndaj ai mori vlerësime të shumta në shtyp por edhe nga tifozët. Ndërkohë, ka sinjale të reja për sulmuesin kuqezi, ku vetë ai duket se ka interes të luajë në Premier League. Natyrisht, Muçi ka shumë cilësi dhe mund të luajë në top-ligat europiane dhe ecuria e tanishme etij me Trabzonsporin turk mund ta ndihmojë ta bëjë këtë kapërcim në karrierë.

Liverpuli objektiv, fut “mik” Salahun

Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar foli për paraqitjen e tij, ambiciet në karrierë dhe rëndësinë e fitores për Kombëtaren, në prononcimet pas ndeshjes. “Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që një ditë të arrij të transferohem në njërën nga pesë ligat më të forta në botë. Ishte një nga golat më të bukur në karrierën time. Shpresoj të shënoj edhe gola të tjerë normal.

Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpuli. Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë, është njeri që bën shumë për ekipin.”, deklaroi Muçi. Ai foli edhe për gjendjen fizike, duke treguar se këmbën e kishte më mirë pas një ndërhyrjeje të rëndë, ndërsa theksoi se po ndihet gjithnjë e më mirë me bashkëlojtarët në Kombëtare. Muçi nuk mungoi as me humor, duke thënë se shpreson që Mohamed Salah ta propozojë te Liverpuli. Në fund, ai theksoi se po përjeton një periudhë të veçantë, pasi tashmë ndien besimin e trajnerit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve. “Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë”, përfundoi sulmuesi shqiptar.

“Kunja” për Silvinjon

Muçi la shumë të kuptohet në prononcimin pas ndeshjes. Vështirësi të mëdha e kanë shoqëruar, teksa më parë preferohej vetëm në stol. “Për mua po besoj. Ky është momenti që ndiej besim nga shokët e ekipit, nga trajneri dhe tifozët. Kam kaluar shumë gjëra për të ardhur në këtë ditë. Jam shumë i lumtur që jemi në këtë pozicion”, nënvizoi ai. Muçi ka fituar statusin e titullarit të padiskutueshëm te Kombëtarja. Fillimisht goli ndaj Bjellorusisë dhe së fundmi ndaj Finlandës, kanë pasur shumë rëndësi për të qenë në krye të grupit C1.

Nga ana e Muçit janë 5 gola deri tani si kuqezi. Shifra e pazakontë është se regjistron vetëm 748 minuta në 22 ndeshje. Mundësinë e debutimit ia dha trajneri Reja, i cili nuk e llogariti më pas. Situata mjaft shqetësuese ishte nën drejtimin e Silvinjos, ku pati 3 gola. Tekniku brazilian i besoi vetëm 337 minuta në plot 15 herë që e aktivizoi. Para shtatorit të këtij viti, Muçi nuk ka pasur asnjëherë besimin e duhur te Kombëtarja. Silvinjo shkroi një periudhë të artë nën drejtimin e Shqipërisë. Fakt është se disa lojtarë që janë shumë të vlerësuar edhe jashtë Shqipërisë, kanë shprehur pakënaqësi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here