Google search engine
Home Kronike “Kapoja” i arsenalit të armëve përballet me drejtësinë, SPAK dërgon në gjyq...

“Kapoja” i arsenalit të armëve përballet me drejtësinë, SPAK dërgon në gjyq Eugert Sinon

0
10

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për Eugert Sinon, i arrestuar në tetor 2025 pas zbulimit të një arsenali armësh në një furgon të parkuar pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë. SPAK e akuzon se kishte rolin e drejtuesit dhe financuesit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar vijojnë. Arsenali i armëve i zbuluar në një furgon të kamufluar si mjet i mirëmbajtjes rrugore në Tiranë ka çuar në një tjetër zhvillim hetimor.

SPAK ka përfunduar hetimet për Eugert Sinon dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e tij, duke e akuzuar për disa vepra penale që lidhen me mbajtjen e paligjshme të armëve dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas përfundimeve të hetimit, Sino, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kishte siguruar një arsenal të konsiderueshëm armësh zjarri dhe municionesh. Prokuroria e Posaçme konkludon se ai kishte pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Njoftimi i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 203 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit: Eugert Sino, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në automjete, në mjedise publike, si dhe në sasi të mëdha, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/1/2, 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, pa lejen e organeve kompetente shtetërore,  të parashikuar nga nenet 278/3, 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, në formën e drejtimit.

Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se i pandehuri Eugert Sino, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë arritur të sigurojnë një sasi të konsiderueshme armësh zjarri; 5 armë të gjata/sniper, 6 armë automatike, 12 pistoleta, 17 krehër të tjera, 4 tyta armësh, si dhe sasinë prej 7820 copë fishekësh luftarakë të kalibrave të ndryshme. Sipas akt- ekspertimeve respektive ka rezultuar se armët e zjarrit dhe municionet luftarake janë në gjendje të rregullt teknike dhe mund realizojnë qitje. Në përfundim të hetimeve është konkluduar se i pandehurit Eugert Sino, ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 203 të vitit 2025, numërtimin e procedimit të ri penal, nr. 203/1 i vitit 2025, dhe vijimin e hetimeve për kryerjen e elementëve të veprave të mëposhtme penale: “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në automjete, në mjedise publike, si dhe në sasi të mëdha, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/1/2, 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, pa lejen e organeve kompetente shtetërore,  të parashikuar nga nenet 278/3, 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Hetimet janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë kosovare, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë”, njoftoi dje SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here