Google search engine
Home Kulture Teatri ndërkombëtar zbret në Durrës, nis edicioni i parë i “Dyrrachium International...

Teatri ndërkombëtar zbret në Durrës, nis edicioni i parë i “Dyrrachium International Theater Festival” me dramën “Të verbërit”

0
9

Durrësi është kthyer në një pikëtakim të trupave teatrore nga vende të ndryshme, me nisjen e edicionit të parë të “Dyrrachium International Theater Festival”. Festivali u çel me dramën “Të verbërit”, interpretuar nga trupa e Teatrit Turk të Shkupit me regji nga Qëndrim Rijani, ndërsa në vijim publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqje nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Bullgaria dhe Rumania.

Me regji të Qëndrim Rijanit, drama “Të verbërit” solli në festivalin teatror historinë e 11 personave të verbër, të cilët të gjendur në një mjedis të panjohur, përballen me frikën, kujtimet, të shkuarën dhe botën e tyre të brendshme. Drama vijon aktivitetin artistik të Qëndrim Rijanit si regjisor.

aq premierë në skenën e Teatrit Kombëtar, në “ArTurbina” në Tiranë. Shfaqjet e festivalit do të zhvillohen në dy prej hapësirave më karakteristike të Durrësit, Amfiteatrin Antik dhe Muzeun Etnografik. Në vijim festivali në Durrës këtë mbrëmje sjell shfaqjen “Pylli”, me regji të Erson Zymberit, interpretuar nga trupa “Bekim Fehmiu” e Prizrenit-Kosovë. Në datën 18 shtator do të jetë “Miss Julie” tek muzeu Etnografik i qytetit, një shfaqje me regji nga Ivan Jerchich.

Në mbrëmjen e datës 20 shtator do të jetë në konkurrim në festival shfaqja “Si ne të dy”, regjia nga Violeta Trebicka që do të shfaqet te muze Etnografik. Në datën 22 shtator në mbrëmje do të jetë “The Little Dog Laughed” regjia Ana Bateva. Në 23 shtator programi sjell “Cehov in love” regjia Alice Nicolae -Teatru Simplu

Juria e festivalit

Në përfundim të festivalit që është konkurrues dhe vijon deri më 25 shtator, juria do të shpallë fituesit e edicionit të parë. Juria e festivalit është e përbëre nga Bashkim Hoxha dramaturg, Nikola Kimovski drejtor i Teatrit Kombëtar në Shkup, Dr. Rovena Lule Kuka regjisore, Arian Krasniqi dramaturg dhe Arben Derhemi aktor.

Festivali që po vijon këto ditë shtatori sjell në Durrës një tjetër hapësirë për dialog dhe shkëmbim artistik, duke e pasuruar jetën kulturore të qytetit. Përmes takimit të trupave dhe artistëve nga vende të ndryshme, ai krijon mundësi të reja për bashkëpunime dhe njohje me prurje të ndryshme të teatrit bashkëkohor. Njëkohësisht, festivali synon ta kthejë Durrësin në një pikë të rëndësishme të jetës teatrore rajonale, duke e vendosur qytetin në qendër të një takimi të ri mes artistëve dhe publikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here