Home Politike Kryebashkiaku i Tiranës sulmon Ramën nga burgu, zbardhet letra ‘bombë’ që i...

Kryebashkiaku i Tiranës sulmon Ramën nga burgu, zbardhet letra ‘bombë’ që i dërgoi gjykatës

0
5

Kryebashkiaku Erjon Veliaj i ka dërguar këtë të martë një letër Gjykatës së Posaçme, për transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit.

“Siç jeni vënë në dijeni nga media, Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, të mërkurën e javës së kaluar jam rrëmbyer nga një “togë” shoqërimi pa m’u treguar urdhri, shkaku pse po lëvizja, ku po shkoja dhe si justifikohet largimi me 100 km të tjera shtesë nga gjykata ku po gjykohem, nga familja ime me 2 të mitur e nënën pensioniste, dhe një Bashkie të Tiranës që drejtoj.

Unë përgjigjen e mora të premten afër mesnatës kur Ministri i Drejtësisë z. Gogu më bëri të qartë në IEVP Fier se jam transferuar me urdhër personal të Kryeministrit Rama; “që të bëj burg tamam” dhe t’ia dijë për nder se prokurorët po bëheshin gati të më shtojnë akuza të tjera, ku më e rënda do qe ajo e prishjes së rendit kushtetues për përkrahjen, organizimin dhe financimin e protestave të Flamingove dhe studentëve, përveçse është po aq e pavërtetë sa dhe Nesti Angoni e Nasta Pëllumbi, është dhe e paligjshme si ndërhyrja e Kryeministrit për transferimin ashtu dhe pretendimi se prokurorët negociojnë me të persekutimin tim të vazhdueshëm dhe shtimin e akuzave.

Kjo kërkon një hetim të plotë, të thellë e të paanshëm. Po e lë në gjykimin tuaj marrjen e masave me besim të plotë.

Ju falënderoj,
Erion Veliaj

Pendohet Veliaj?/ Kryebashkiaku i Tiranës sulmon Ramën nga burgu,

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here