Google search engine
Home Sport Lamal gati të thyejë rekordin e Mbape në Ligën e Kamapioneve

Lamal gati të thyejë rekordin e Mbape në Ligën e Kamapioneve

0
12

Lamine Jamal është shumë pranë vendosjes së një rekordi të veçantë në Ligën e Kampionëve, duke synuar ta lërë pas Kilian Mbapen në një statistikë historike. Sipas gazetës madrilene “Marca”, ylli i Barcelonës synon të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League për lojtarët nën moshën 20-vjeçare.

Aktualisht, Jamal dhe Mbape kanë nga 13 gola të shënuar në këtë garë para se të mbushin 20 vjet. Spanjolli barazoi rekordin e francezit me golin e realizuar ndaj Paris San Zhermen javën e kaluar. Tashmë, Jamal ka mundësinë ta kalojë rivalin e tij në përballjen ndaj Aston Vilës.

Ai do të mbetet nën moshën 20-vjeçare deri më 17 korrik 2027, çka i jep kohë për ta përmirësuar edhe më shumë këtë statistikë. Pas tyre renditet Erling Haland me 10 gola, ndërsa Jude Bellingham, Patrick Kluivert, Karim Benzema dhe Raúl González kanë nga gjashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here