Google search engine
Home Sport Poisson i UEFA-s tregon si do të ndikojë Europiani 2027 i moshës...

Poisson i UEFA-s tregon si do të ndikojë Europiani 2027 i moshës U21 për Shqipërinë

0
17

Në kuadër të organizimit të Europianit 2027 për moshën U21, në Shqipëri, UEFA ka nisur inspektimet në stadiumet që do të presin ndeshjet e këtij turneu. Drejtues i Operacioneve në UEFA Guillaume Poisson, foli për rëndësinë e këtyre inspektimeve dhe për përgatitjet që po bëhen në qytetet pritëse. ‘Është vërtet shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria të ketë mundësinë të organizojë një prej turneve madhore të UEFA-s. Mendoj se kjo është një dëshmi e besimit që kemi te FSHF dhe te aftësia e saj për të organizuar turnetë tanë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se çfarë ka për të ofruar Shqipëria, çfarë mund të ofrojë sot dhe çfarë do të jetë në gjendje të ofrojë verën e ardhshme’, tha Poisson. Ai shtoi se delegacioni i UEFA zhvilloi vizita në Shkodër dhe Elbasan, ku u inspektuan stadiumet pritëse. ‘Kemi qenë në Shkodër dhe në Elbasan për të vizituar stadiumet. Tashmë kemi evidentuar të gjitha përmirësimet dhe ndërhyrjet që duhen bërë. Qytetet pritëse i kanë marrë këto informacione dhe raportet përkatëse, ndaj e dinë se çfarë duhet të bëhet. Ne do të rikthehemi në muajin mars.

Kjo do të jetë vizita jonë e fundit e punës, për të bërë vlerësimin përfundimtar dhe për të parë nëse impiantet dhe stadiumet janë gati për të pritur turneun”, shtoi Drejtuesi i Operacioneve në UEFA. Poisson u ndal edhe te rëndësia e përvojës që një Kampionat Europian U-21 duhet t’u ofrojë tifozëve dhe spektatorëve, duke theksuar rolin e publikut shqiptar në këtë event. ‘Duhet të kemi parasysh të gjithë përvojën e spektatorit, përtej 90 minutave të futbollit. Mendoj se publiku ka një rol shumë të madh për të luajtur: të jetë i pranishëm, të mbështesë komunitetin, të mbështesë vendin dhe të tregojë se Shqipëria di ta festojë futbollin dhe di t’i japë vëmendjen e merituar yjeve të së ardhmes. Është një destinacion i mrekullueshëm për verën e vitit 2027”, nënvizoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here