Google search engine
Home Sport Daku përshëndetet me Rubin Kazanin, do të kalojë te Spartak Moskë për...

Daku përshëndetet me Rubin Kazanin, do të kalojë te Spartak Moskë për 11 mln euro

0
32

Lajme të mira dhe zyrtare për sulmuesin e kombëtares tonë, Mirlind Daku. Kosovari kuqezi e ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit me skuadrën ruse Rubin Kazan. Ai shënoi gol në fitore, ndërsa ka dy gola në dy ndeshjet e para kampionale. Pas ndeshjes Dakut është ngritur lartë nga bashkëlojtarët, ndërsa i kishte sytë me lot. Mediumet ruse e bëjnë punë të kryer kalimin e tij te Spartak Moska për 11 milionë euro. Daku te Rubin Kazani është prej vitit 2023, ndërsa i ka shënuar 37 gola në kampionatin e Rusisë. Sulmuesi është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Te Rubin Kazani ishte lojtari më i mirë. Trajneri i Rubin Kazanit, Frank Artiga po ashtu ka lënë të kuptohet se Daku do të transferohet. “Nuk e di saktësisht se çka do të ndodhë nesër apo gjatë javës, por shenjat janë goxha të qarta.

Dhe pavarësisht se çka ndodh, Daku, pos që është lojtar i madh, është person shumë i dashur në zhveshtore. Ai është lojtar që i jep skuadrës shpirtin e duhur. E ka dërguar Rubinin në një tjetër nivel. Çka do të ndodh, i dëshirojmë fat”, ka thënë Artiga. Nga mediat sportive mësohet se sulmuesi “kuqezi” nesër do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra e Spartakut të Moskës. Daku dje zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Rubin Kazanit, ku shënoi edhe gol në fitoren 2:1 ndaj Akron Tolyatti – madje u bë edhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e skuadrës ruse në Premier League me 37 gola, vetëm dy më pak se lideri, Gokdeniz Karadeniz.

Asllani drejt largimit nga Hofenheimi

Largimi i sulmuesit të Kosovës, Fisinik Asllani, nga Hofenheimi po bëhet gjithnjë e më i qartë. Asllani nuk është në listën e 30 lojtarëve, ku përfshihen tre lojtarë nga skuadra U23, që të dielën kanë udhëtuar drejt Austrisë për të zhvilluar përgatitjet e fundit para edicionit të ri të Bundesligës. Hofenheimi e ka bërë publike të dielën në mëngjes listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në kampin përgatitore në Seefeld të Austrisë. Në listë nuk mungojnë dy shtyllat e Hofenheimit, mbrojtësi Albian Hajdari dhe mesfushori Leon Avdullahu. Hofenheimi e përfundon kampin me një ndeshje miqësore kundër Borusia Munshengladbahut, të premten. Asllani i ka munguar Hofenheimit edhe në ndeshjet miqësore. Ai pritet t’i bashkohet shumë shpejtë skuadrës së re pas paraqitjes së mirë edicionin e kaluar me fanellën e Hofenheimit. Është raportuar së fundi se Barcelona mund të jetë shtëpia e tij e re. Por edhe Leipzigu është opsion real për Asllanin. Leipzigu do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.

Hyseni debuton me gol te Brondby

Talenti Olti Hyseni ka debutuar me gol te skuadra e Brondbyt. Hyseni ditë më parë u transferua te Brondby nga Sonderjyske për 2.65 milionë euro. Brondby të dielën në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit danez e mposhti skuadrën Viborg me rezultatin 1:0. 19-vjeçari Hyseni ia siguroi fitoren Brondbyt me gol të minutës së 80-të. Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 67-të. Hyseni në xhiron e parë sa ishte pjesë e Sonderjyskes bëri dy asistime në përballjen ndaj Midtjyllandit. Hyseni për Sonderjysken zhvilloi 68 ndeshje, derisa kontribuoi me dhjetë gola dhe 12 asistime. Ai ka përfaqësuar Danimarkën në grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here