Google search engine
Home Sport Amorim flet për Milanin në prag të derbit me Interin: Nuk kam...

Amorim flet për Milanin në prag të derbit me Interin: Nuk kam zili ndaj Kivu, por e di që Milani do bëhet ekip i madh

0
10

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, u shpreh se e vlerëson mbështetjen e pronarit të klubit, Geri Kardinale, por pranoi se Milani ka nevojë për kohë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të krijuar themele të qëndrueshme. “E vlerësoj shumë mbështetjen e Kardinale. E dinim se nuk mund të ndërtojmë themele të forta nëse duhet të përballemi me këto probleme në mes të sezonit. Do të duhet kohë, kjo është e pashmangshme, por njëkohësisht duam të fitojmë çdo ndeshje. Kur nuk ia dalim, e përjetojmë me shumë dhimbje.

Kemi nevojë për kohë që skuadra të rritet dhe të përmirësohet”, tha trajneri. I pyetur për rëndësinë e derbit të Milanos dhe dallimet me sfidat e ngjashme që ka përjetuar në Mançester dhe Lisbonë, Amorim tha se rivaliteti mes dy klubeve ka një karakter të veçantë, për shkak se ndajnë të njëjtin qytet dhe stadium. “Është një ndeshje speciale. Është një rivalitet unik, dy skuadra të mëdha në të njëjtin qytet. Mendoj se kultura e futbollit këtu është më afër asaj portugeze. Në Angli është pak më ndryshe, ndërsa këtu ndihet ajo përbërësja latine që e njohim edhe në Portugali”, u shpreh ai. Amorim foli edhe për humbjen ndaj Bolonjës, duke pranuar se skuadra nuk mund të pësojë dy gola brenda dy minutash dhe se duhet të përmirësojë disa aspekte të lojës.

“Nuk mund të humbasim në atë mënyrë. Nuk mund të pësojmë dy gola në dy minuta. Mund të bëjmë shumë më mirë dhe ka disa detaje për të cilat kam diskutuar me lojtarët. Që nga kthimi i futbollistëve nga kombëtaret nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u stërvitur. Ka shumë gjëra të vogla që po na shpëtojnë pikërisht sepse nuk kemi mundësi t’i trajtojmë në stërvitje”, tha portugezi. Një nga momentet më të spikatura të konferencës ishte përgjigjja për trajnerin e Interit, Kristian Kivu. Amorim u shpreh se nuk ka asnjë arsye për ta pasur zili kolegun e tij. “Nuk kam aspak zili për Kivun, sepse jam në vendin e duhur, te Milani dhe jo te InteriE zgjodha këtë projekt sepse më pëlqen sfida për të ndërtuar diçka nga e para, për të zhvilluar lojtarë të rinj dhe për të krijuar një skuadër. Jam i lumtur me zgjedhjen time. E di se duhet të fitojmë ndeshje për të fituar kohën e nevojshme për të ndërtuar diçka të qëndrueshme. Interi ka një aftësi të jashtëzakonshme për të lexuar momentet e ndeshjes. Ata kanë shumë talent, por ne do të jemi aty për të luftuar. Kemi nevojë të stërvitemi më shumë dhe të punojmë mbi detajet. Pavarësisht gjithçkaje, ju garantoj se do të bëhemi një skuadër shumë e madhe”, deklaroi trajneri Amorim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here