Google search engine
Home Bota “Raundi i parë i negociatave të jetë trepalësh”, Kremlini: Nëse Zelensky telefonon...

“Raundi i parë i negociatave të jetë trepalësh”, Kremlini: Nëse Zelensky telefonon Putinin, presidenti rus do t’i përgjigjet

0
12

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm t’i përgjigjet një telefonate nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, nëse ky i fundit ndërmerr një hap të tillë për zhvillimin e bisedimeve. Deklarata është bërë nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Besoj se ai do të përgjigjej, sigurisht. Putini nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet”, u shpreh Ushakov, duke lënë të hapur mundësinë e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes dy liderëve.

Megjithatë, Moska kërkon që raundi i parë i negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë të zhvillohet në një format trepalësh, ku të jenë të përfaqësuara Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.

I pyetur nëse në tryezën e negociatave duhet të përfshihen edhe vende të tjera evropiane, këshilltari i Kremlinit theksoi se kontaktet aktuale të Rusisë janë të përqendruara te pala amerikane.

“Ne kemi kontakte pune me amerikanët. Prandaj, është logjike që të paktën raundi i parë i negociatave të mbahet në një format trepalësh”, deklaroi Ushakov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here