Google search engine
Home Bota Rajoni Një javë pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë...

Një javë pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi

0
18

Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, kreu i Policisë Kriminale serbe, me urdhër të Prokurorisë. Ai dhe zëvendësi i tij, Bosko Sekuloviç, akuzohen për shpërdorim detyre, raportojnë mediat serbe, duke iu referuar agjencisë shtetërore të lajmeve Tanjug.

Në zgjedhjet e së dielës së kaluar, lista e opozitës e mbështetur nga studentët fitoi shumicën e vendeve në parlament, duke lënë në opozitë koalicionin qeverisës të drejtuar prej vitesh nga Aleksandar Vuçiç.

Edhe pse ndryshimi i qeverisë nuk është realizuar ende, arrestimi i një prej zyrtarëve të lartë të policisë shihet si një zhvillim i rëndësishëm, pasi Kriçak konsiderohej një nga njerëzit më të afërt të Vuçiçit në radhët e policisë.

Sipas Prokurorisë, Kriçak dyshohet se ka penguar dhe manipuluar hetimet për një vrasje të lidhur me mafien. Ai akuzohet se ka ndërhyrë në provat e çështjes, me qëllim që të rrëzoheshin akuzat për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here