Google search engine
Home Politike Drejtesi Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos, edhe Ylli Pjetërnikaj hyn në garë...

Pas Adnan Xholit dhe Rovena Zotos, edhe Ylli Pjetërnikaj hyn në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

0
30

Ka dorëzuar dokumentet dhe ka shprehur interesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të konkurruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm edhe Ylli Pjetërnikaj.

Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, Pjetërnikaj ka dorëzuar dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë një tjetër emër në garën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Deri më tani, kërkesat për kandidim i kanë dorëzuar Adnan Xholi dhe Rovena Zoto, ndërsa afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon më 1 gusht.

Kush është Ylli Pjetërnikaj

Dr. Ylli Pjetërnikaj është prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, me gradën akademike Doktor i Shkencave në fushën e së drejtës.

Ai ka një karrierë të ndërtuar në prokurori, mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Gjatë aktivitetit të tij profesional ka ushtruar detyrën e prokurorit në Kukës, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka shërbyer edhe si drejtues i Prokurorisë.

Pjetërnikaj është autor dhe bashkautor i veprave shkencore në fushën e të drejtës penale dhe është i specializuar në krimin kibernetik përmes programit Cranfield University, në kuadër të bursës Chevening Western Balkans Cyber Security Fellowship.

Ai është anëtar i Bordit Editorial të International Association of Prosecutors (IAP) dhe i Association Internationale de Droit Pénal (AIDP).

Gjatë karrierës së tij ka kontribuar në hartimin e legjislacionit penal, reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit europian, duke përfaqësuar Shqipërinë në forume ndërkombëtare të nivelit të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here