Google search engine
Home Sport Katër ekipet shqiptare zbresin këtë të enjte në Ligën e Konferencës

Katër ekipet shqiptare zbresin këtë të enjte në Ligën e Konferencës

0
40

Dinamo Siti nga Shqipëria, Shkëndija e Tetovës nga Maqedonia e Veriut dhe Ballkani e Malisheva nga Kosova, janë katër skuadrat shqiptare që do të zbresin sonte në fushë për të luajtur duelet e kthimit në turin e dytë të Ligës së Konferencës, me shpresën se do të mund të bëjnë më të mirën e tyre për të shkuar në turin e tretë.

Dinamo Siti do të zbresë nesër në fushë me synimin për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të presë Aluminij në “Elbasan Arena”, në një përballje që nis në orën 21:00.

Dinamo Siti do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë fitoren dhe për të vijuar rrugëtimin europian. Përballja pritet të jetë mjaft e luftuar, me të dyja skuadrat që synojnë një vend në raundin e tretë të UEFA Conference League. Malisheva ka fituar ndeshjen e parë me Hibernianin skocez 2-0 dhe sot në darkë në orën 21:00 do të përpiqet ta ruajë këtë rezultat për të vazhduar më tej. Në fakt do ta ketë të vështirë sepse kundërshtari është cilësor, por rezultati i ndeshjes së parë u jep kosovarëve përparësi.

Ndërkohë, Ballkani do të luajë në orën 20:00 me Bohemians të Irlandës, në një duel shumë të vështirë për skuadrën kosovare. Takimi i parë i luajtur në Irlandë është mbyllur me fitoren e irlandezëve 2-1. Por shanset për përmbysje janë pasi Ballkani do të shfrytëzojë elementin fushë për të shkuar në raundin e tretë.

Sa i takon Shkëndijës së Tetovës, ajo do të përballet me sllovenët e NK Bravos, në orën 20:00. Ndeshja e parë mes tyre e luajtur në transfertë është mbyllur 2-1 pr sllovenët. Por Shkëndija në Tetovë, në fushën e saj, sonte do të përpiqet ta kthejë këtë rezultat. pra shanset e skuadrave shqiptare janë të mira. për kualifikim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here