Google search engine
Home Lifestyle Parashqevi Simaku në skenë pas dekadash mungesë, ja momenti kur shfaqet duke...

Parashqevi Simaku në skenë pas dekadash mungesë, ja momenti kur shfaqet duke kënduar sërish (VIDEO)

0
30

Parashqevi Simaku, ka dhuruar një moment të papritur dhe mjaft emocionues për të gjithë admiruesit e saj, duke u rikthyer të këndojë live pas më shumë se 30 vitesh larg skenës.

Diva e muzikës së viteve ’80 është shfaqur në formë të shkëlqyer në festën e ditëlindjes së fotografit të njohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale, Simaku dëgjohet të interpretojë e rrethuar nga miqtë këngën “Globi”, duke dëshmuar se zëri i saj i ngrohtë dhe unikal mbetet i paprekur nga koha.

 

Ky moment ka sjellë mjaft nostalgji te ndjekësit, duke shënuar kështu një kapitull të ri e pozitiv për artisten pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here