“Kemi pasur një rast ekzorcizmi, gruaja shfaqi shenja të magjisë”, pastori i njohur trondit me deklaratën e tij

0
53

Historia e rëndë në Palermo të Italisë ku babë e bijë torturuan e vranë nënën dhe 2 vëllezërit pasi mendonin “se po pastronin shtëpinë nga djalli” është lidhur me aktet e ekzorcizmit që praktikohen nga disa sekte të ndryshme jashtë kontekstit fetar.

I ftuar në një emision televiziv, pastori Steve Biler tha se një rast të tillë e kishin pasur edhe në Shqipëri, ku një grua shfaqi shenja të magjisë. Pastori tha se akte të tilla nuk duhet të lidhen me fenë pasi Zoti predikon jetën dhe jo vdekjen.

“Situata nuk është normale dhe një lajm i tillë të vret zemrën. Ne humbasim shpresë në shumë gjëra dhe kërkojmë paqen diku. Në Bibël, Jezui është ai që ka dhënë besimin dhe ai ka predikuar jetën dhe vetëvrasjet dhe vrasjet nuk janë normale. Kisha punon me shumë komunitetet të ndryshme me të varfrit, përdoruesit e drogës etj. Unë do të them një rast jemi ftuar në një shtëpi dhe kemi takuar një grua që ishte shtrirë në një batanije. Ajo filloi menjëherë të bërtiste dhe në ato çaste ne themi “në emër të Jezuit largohu”. Ne filluam të luteshim dhe ajo ra në gjumë. Dy minuta më vonë u zgjua dhe u soll normalisht duke na bërë kafe. Të nesërmen morëm vesh që burri i saj vajti te një magjistare dhe ajo ka rënë në tokë duke dhënë shenjat e magjisë”, tha pastori.

Pak ditë më parë një grua dhe dy djemtë e saj u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre. Trupi i Antonella Salamone, 41-vjeçe, u gjet i djegur, ndërsa dy djemtë, 16-vjeçari Kevin dhe 5-vjeçari Emanuel, u gjetën të mbytur me zinxhir. Ngjarja horror u krye nga bashkëshorti dhe vajza 17-vjeçare e çiftit me pretendimin se po largonin djallin nga shtëpia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here