“Punoj në Ministrinë e Brendshme të Serbisë”, dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar habit me deklaratën e tij

0
49

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W00498, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari i 46-të ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis.

Dëshmitari tha se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe merret me emigrantë.

Ndërsa, kur u pyet se a është këshilluar nga punëdhënësi i tij lidhur me paraqitjen e tij me një emër tjetër gjatë procesit të dëshmisë, kjo gjë u mohua nga dëshmitari.

“Jo, punëdhënësi im nuk e dinë fare që unë sot jam këtu”, tha ai.

Prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Nico Baarlink, ka thënë se familja e dëshmitarit të 46-të ishte ndaluar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rrethinën e Rahovecit, e më pas ishte ndarë në dy lokacione.

Në përmbledhjen e prezantuar të martën, ai ka thënë se babai e vëllai i tij ishin dërguar në Malishevë, e nëna, kunata dhe nipi i porsalindur në ish-stacionin policor.

Kjo thuhet se kishte ndodhur më 17 korrik të 1998-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here