Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka dhuruar disa momente gazmore gjatë një intervistë të dhënë në një emision me moderatorin Jimmy Kimmel, duke e bërë këtë të fundit të flasë shqip.
Moderatori amerikan kishte përzgjedhur disa nga shprehjet të përdorura gjerësisht nga shqiptarët, duke kërkuar shpjegimin për kuptimin e tyre nga këngëtarja Dua Lipa.
Disa nga shprehjet: “I ke bërë lekët rrush e kumbulla”, “Kishte një dërrasë mangët”, “Sa për sy e faqe”, “Hip se të vrava zbrit se të vrava.”
Gjatë intervistës nuk kanë munguar të qeshurat në emision, ndërsa Dua Lipa ka shpjeguar secilën shprehje.
“I ke bërë lekët rrush e kumbulla”, Dua Lipa e shpjegoi duke thënë: “Do të thotë ti shpenzosh të gjitha parat e tua për të pirë e për të festuar, për të bërë qejf. Pra rrush dhe kumbulla.”
Jimmy Kimmel: E kishte një dërrasë mangët
Dua Lipa: Shumë gallat, e kishte një dërrasë mangët. Përkthimi fjalë për fjalë është “Të mungojnë dërrasat” që do të thotë pak a shumë si të thuash “të mungojnë disa vida, ke mungesë vidash”
Jimmy Kimmel: Sa për sy e faqe
Dua: Të bësh diçka vetëm për tu dukur pra vetëm për “show”.
Po ajo çfarë ka sjellë më qeshura ishte shprehja: “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, për të cilën Dua tha: “Hip ose do të të vras zbrit ose do të të vras”, ç’ka ka shkaktuar të qeshura në studio.
Për të bërë një krahasim komik, Jimmy Kimmel e ka shoqëruar me një foto të Duas teksa ajo shihet e varur në një tub.











































