Google search engine
Home Politike “Kam dhënë një deklaratë prej 219 faqe”/ Flet nga burgu, Izet Haxhia:...

“Kam dhënë një deklaratë prej 219 faqe”/ Flet nga burgu, Izet Haxhia: 23 krime të rënda janë kryer nga Sali Berisha

0
7

Të paktën 193 djem dhe burra të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës u vranë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore në atë që sot njihej si shfarosja e familjes Haklaj. Ky zinxhir i gjatë dhe i përgjakshëm eliminimesh në çdo episod të tij duket sikur ka një personazh gjithmonë prezent: Sali Berishën.

Për masakrën e familjes Haklaj sot Prokuroria e Posaçme po kryen ende sot hetime, ndonëse ato kanë nisur prej vitit 2019, kur Izet Haxhia, ish-truproja e Berishës dhe një ndër njerëzit më të besuar të këtij të fundit, bëri një kallëzim penal në SPAK, duke pretenduar se mund të faktojë të paktën 23 krime të rënda të kryera nga krydemokrati gjatë kohës që ishte president i Shqipërisë, dhe jo vetëm.

Në një reagim ekskluziv nga burgu i Reçit, Haxhia deklaron se deri më sot ka dëshmuar para prokurorëve të Posaçëm në një volum prej 219 faqesh kompjuterike. Ai shpreh zhgënjimin me punën e SPAK për hetimet e tejzgjatura dhe pa asnjë rezultat.

“Në vitin 2019 para hetuesëve të BKH dhe një prokurori të SPAK kam dhënë një deklaratë prej 219 faqe kompjuterike ku kam evidentuar me prova dhe me fakte, si dëshmitar okular, plotë 23 krime të rënda të kryera nga Sali Berisha, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

SPAK ka vënë në dijeni Avokatin tim Idajet Beqiri se e ka rregjistruar këtë proçedim penal dhe ka nisur hetimet. Por plotë 7 vjet nuk kam asnjë përgjigje se çfarë është bërë me hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të Sali Berishës për këto krime të rënda që ka kryer… Jam shumë i zhgënjyer nga SPAK, posaçërisht me vrasjen e familjarëve të Familjes Haklaj…”,- thotë Haxhia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here