Google search engine
Home Bota Përplasje politike në SHBA/ Senati bllokon tërheqjen e forcave nga Irani

Përplasje politike në SHBA/ Senati bllokon tërheqjen e forcave nga Irani

0
24

Senati amerikan ka hedhur poshtë me një diferencë të ngushtë votash një rezolutë për tërheqjen e forcave amerikane nga lufta në Iran, me 49 vota pro dhe 50 kundër. Shumica e republikanëve refuzuan të kufizonin fuqitë ushtarake të Presidentit Donald Trump. Për herë të parë që nga fillimi i luftës, republikanja Lisa Markowski votoi në favor të tërheqjes së ushtrisë nga konflikti me Iranin.

“Mendonim se do të kishim një pamje më të qartë nga administrata se ku ndodhemi (në luftë), por kjo nuk është ajo që ndodhi”, tha ajo pas votimit.

Mediat shkruajnë se sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka autoritetin për të shpallur luftë. Demokratët po kërkojnë të afirmojnë supremacinë e Kongresit në shpalljen e luftës, siç përcaktohet në Kushtetutë. Ligji i lejon presidentit të fillojë armiqësi për t’iu përgjigjur një kërcënimi të afërt, por kërkon që ai të marrë miratimin e Kongresit brenda 60 ditëve.

Trump injoroi afatin, i cili skadoi në fillim të majit, duke besuar se armëpushimi me Iranin i kishte dhënë fund luftës. Megjithatë, demokratët e kundërshtojnë këtë argument dhe përgjigjen se forcat amerikane janë ende në rajon dhe janë të përfshira në bllokadën e porteve iraniane. Ata po planifikojnë të mbajnë votime për këtë çështje çdo javë derisa të arrihet tërheqja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here