Kryetari i KuveKryetari i Kuvendit Niko Peleshi i solli ndërmend Ulsi Manjës etikën e komunikimit në Kuvend. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve kërkoi fjalën për procedurë pasi mbaroi Berisha, Peleshi i tha se s’mund t’ia jepte për shkak të minutazhit. Gjatë vijimit të kërkesës së tij, Manja iu drejtua në mënyrë konfidenciale, por Peleshi iu përgjigj prerazi.
Niko Peleshi: Nuk ka fjalë për procedurë se jemi me minutazh të caktuar. Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të përcaktuar. Në orën 16:30 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet!
Ulsi Manja: O Niko!
Niko Peleshi: Unë nuk jam Niko! Ju lutem! Do të flasësh kur të vijë radha!
Pas këtyre fjalëve të Peleshit, opozita duket se u kënaq pasi shpërtheu në duartrokitje.









































