“Gjirafat s’vallëzojnë dot” një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative në Teatrin Eksperimental

0
60

“Gjirafat s’vallëzojnë dot” bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin titull, me autor Giles Andreae, është një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative për fëmijë, që u shfaq në skenën e Tetarit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” në Tiranë. Në shfaqje performojnë Valentina Myteveli, Mariel Brahimllari, Erta Sina, Semela Skënderasi. Regjia dhe koreografia Semela Skënderasi, kostumografe Sofi Kara dhe videoaniamcion Redia Qose. Shfaqja me anë të gjuhës së trupit tregon se gjithsecili prej nesh është i ndryshëm, por unik në të njëjtën kohë. Shfaqja “Gjirafat s’vallëzojnë dot” që vjen në sezonin artistik të Teatrit Eksperimental, ka në qendër Geraldin, një gjirafë që nuk dinte të kërcente. Geraldi ka katër këmbë të majta, gjunjët i mban gjithmonë përkulur dhe këmbët i ka të ngurta. Falë ndihmës së Gjinkallës, Geraldi mëson të vallëzojë dhe habit të gjitha kafshët e xhunglës.  Ai jep një mesazh tek fëmijët e vegjël se nuk ka asgjë të keqe të jesh i ndryshëm dhe t’i bësh gjërat në mënyrën tënde. Secili prej nesh ka një talent që e bën unik, por duhet një shtysë nga familja ose shoqëria për të arritur tek gjërat e guximshme. Kalendari artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental është me 6 premiera teatrore deri në korrik, ku më parë u zhvillua edhe workshop mbi dramën shqipe. Projektet e miratuara nga bordi artistik i Tetarit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” për periudhën mars- korrik 2023 përmbajnë dhe shfaqje të ndryshme teatrore për fëmijë. Kalendari artistik përmban shfaqje të ndryshme, nuk mungojnë dhe bashkëprodhimet teatrore, por buxheti i Teatrit Kombëtar Eksperimental edhe për këtë vit është i njëjti. Siç ka ndodhur në 10 vitet e fundit, 8 milionë lekë të reja janë në funksion të sezonit artistik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here