Trafiku i rënduar dhe radhët e gjata të automjeteve vijojnë ende në autostradën Tiranë-Elbasan. Bëhet me dije se radha e trafikut nis menjëherë pas daljes nga tuneli në drejtim të Elbasanit.
Ndërkohë me një kërkim të thjeshtë në “Google Maps”, autostrada përjashtohet si opsion për të kaluar për shkak të trafikut.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, një opsion për të kaluar më shkurt është nga zona e Krrabës.

Kujtojmë se trafiku në këtë aks nuk është një problematikë që haset vetëm në sezonin e verës. Pothuajse në çdo kohë radhët e gjata të automjeteve janë prezente.
Situata bëhet më kritike aktualisht për shkak të temperaturave shumë të larta.







































